Italia arriti të fitojë sot me shifrat 4-0 ndaj Republikës Çeke dhe la një shitje shumë të mirë para ndeshjes së parë të Europianit ndaj Turqisë më datë 11 ndaj Turqisë.
Pas kësaj sfide në konferencë për mediet foli trajneri i Italisë, Roberto Mancini, që u shpreh i kënaqur nga loja e skuadrës dhe tregoi se Verrati pritet të jetë gati ndaj Turqisë në “Olimpico”.
“Ishim shumë mirë sonte, arritëm të dalim mirë edhe kur ata na ushtruan presion në zonën tonë me 4 lojtarë. Gjithmonë ka diçka për të përmirësuar, ne jemi skuadër e re, duhet të përmirësohemi në gjithçka.
Nuk kemi ndryshuar shumë gjëra, djemtë kanë luajtur prej kohësh me njëri-tjetrin dhe njihen shumë mirë. Pellegrini është rikuperuar. Verratti ka bërë përparime të mëdha, mendoj se mund ta kemi të gatshëm për ndeshjen me Turqinë”, u shpreh Mancini. /abcnews.al