Italia ka bindur sot, duke mundur me shifrat 4-0 Republikën Çeke dhe treguar një paraqitje mbresëlënëse. Pjesa e parë ishte e mbarë për Italinë, që gjeti rrugën e rrjetës dy herë me Nicolo Barella dhe Ciro Immobile, duke e mbyllur në avantazh të dyfishtë dhe shkuar në rrugën e duhur.
Edhe në të dytën Italia vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe krijoi mjaft volum, duke lënë shije të mirë para Europianit të verës. Në minutën e 66-të ishte ylli i Napolit, Lorenzo Insigne, që trefishoi shifrat.
Më pas në minutën e 73-të Domenico Berardi vulosi fitoren me “poker” të të kaltërve, që marrin një fitore, që i jep shumë moral. Ndeshja e radhës e skuadrës së Mancinit është ndaj Turqisë në betejën e parë të Europianit për ta. /abcnews.al