Dy të mitur qëllojnë me kallashnikov drejt policisë, 35 minuta shkëmbim zjarri  

schedule19:40 - 4 Qershor, 2021

schedule 19:40 - 4 Qershor, 2021

Një djalë 12-vjeçar ka dalë para gjykatës i akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë pasi dyshohet se ka hyrë në një shtëpi, ka vjedhur një armë AK-47 dhe ka qëlluar policinë.

Travis O’Brien dhe bashkëpunëtorja e tij Nicole Jackson, 14 vjeçe, thuhet se ishin armatosur me armë dhe më pas kanë qëlluar drejt policisë, pasi kishin ikur nga një jetimore në Volusia County, Florida, të martën në mbrëmje.

Jackson është akuzuar gjithashtu për përpjekje për vrasje të një oficeri të zbatimit të ligjit por ende nuk është përballur me gjykatën, pasi ndodhet në spital për shkak të plagëve që ka marrë nga shkëmbimi i zjarrit, përcjell abcnews.al.

Momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Video gjithashtu tregoi se si policët fshiheshin pas pemëve ndërsa dy të miturit qëllonin me plumba ndaj tyre. Zyrtarët gjithashtu dëgjohen duke u përpjekur të bindin të rinjtë të dorëzohen.

Sipas policisë, shkëmbimi i zjarrit zgjati për rreth 35 minuta. Autoritetet thonë se fëmijët ikën nga Shtëpia e Fëmijëve Florida United Methodist në Enterprise, të martën pasdite.

Duke folur të Mërkurën, sherifi Mike Chitwood tha se fëmijët “po dilnin për të vrarë policë”.

“Policët bënë gjithçka që mundën sonte për të de-përshkallëzuar dhe rrezikuan jetën nga një 12 vjeçar dhe një 14 vjeçar,” ka thënë ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!