Shqipëria U21 po luan në transfertë ndaj Andorras ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit të kësaj moshe. Edoardo Reja i ka dhuruar disa “xhevahirë” Bushit për këto sfida dhe një prej tyre sapo e ka nderuar skuadrën kuqezi.
Armando Broja ka arritur të tundë rrjetën, pas një goli të shpikur nga vetë ai, falë fuqisë dhe shpejtësisë së tij, që i bëri të duken si fëmijë kundërshtarët.
20-vjeçari mori topin dhe kaloi çdokënd, duke goditur saktë më pas dhe mposhtur portierin kundërshtar. Një gol shumë i rëndësishëm, që vjen në minutën e 17 dhe zhbllokon kuqezinjtë shpejt. Tashmë Andorra s’luan dot në mbrojtje.
https://streamable.com/98u2kd
Në minutën e 43-të kombëtarja jonë gjet edhe golin e dytë me një penallti të fituar nga Armando Broja dhe të shndërruar në gol nga Anis Mehmeti. /abcnews.al
https://streamable.com/i9psz3