Xhaçka takim me Yuri Kim: Votimi i Shqipërisë në KS është një mundësi historike

schedule13:48 - 4 Qershor, 2021

schedule 13:48 - 4 Qershor, 2021

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” Xhaçka shkruan se votimi i Shqipërisë në KS është një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.

Kujtojmë se ministrja Xhaçka, do të udhëtoje këtë fundjavë drejt New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku më 11 qershor do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo i përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën 2022 – 2023.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!