Kishte dashore, e kam kapur vetë: Çfarë deklaronte vjehrri për dhëndrin që e ekzekutoi me 8 plumba

schedule13:27 - 4 Qershor, 2021

schedule 13:27 - 4 Qershor, 2021

Është zbardhur vrasja e ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj. Ky i fundit është vrarë nga babai i ish-gruas së tij, Mexhit Picari.

Policia disa orë pas ngjarjes ka mundur të arrestojë autorin Mexhit Picari. Por të viktima dhe familja e autorit ishin prej kohësh në konflikt. Vrasja e ka zanafillën në një konflikt të hershëm në familje.

Në shtator të vitit 2020, Mexhit Picari ka rrëfyer historinë e dhëndrit dhe vajzës së tij, Dhurata Saliaj ndërsa pretendon se Kudret Saliaj e ka tradhtuar vajzën.

Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt për emisionin Uniko.

Si ndodhi vrasja?

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, por i plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me arme per vdekje ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj që ishte ne proces divorci me gruan dhe sot ishte seanca e radhës, por qe nuk u zhvillua.

Sipas dëshmitarëve, pas ngjarjes ish-Prokurori Cama ka qenë i vetëdijshëm dhe ka qëndruar aty derisa ka mbërritur policia. Ai ka qenë i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka pranuar që kolegë të tij ta dërgonin në spital.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P”, thotë policia.

Nga policia janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/