Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alibeaj: Ka procedim penal për Vangjush Dakon

schedule18:41 - 23 Tetor, 2018

schedule 18:41 - 23 Tetor, 2018

I ftuar në ABC News, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se mbi kreun e Bashkisë Së Durrësit , Vangjush Dako, ka një procedim penal ku tregohen lidhjet e tij kriminale për të garantuar vota. Deklaratën Alibeaj e bëri në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori.

Mirela Milori: “Vitin e kaluar partia juaj tha që keni dispononi një përgjim ku thoni që zoti Dako është i përfshirë. E keni këtë material”?

Enkelejd Alibeaj: “Më tepër se kaq”.

Mirela Milori: “Dakord! Keni më tepër se kaq. Do ta publikoni”?

Enkelejd Alibeaj:Për të kuptuar që është më tepër se kaq unë po ju them diçka më shumë. Ka një procedim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me numër 339 të vitit 2017 brenda të cilës janë të gjitha ato që kemi thënë që në 2017-n lidhur me mobilizimin, me zhytjen në vorbullën kriminale të Vangjush Dakos, në bandat që gëlojnë në territotrin e Bashkisë Durrës e më gjerë sesa kaq. Kontakte këto që prej kryetarit të bashkisë janë të fokusuar te kërkesa për të bërë vota”.

Më tej deputeti i Partisë Demokratike tha që të gjitha janë denoncuar nga opozita, por nuk merren seriozisht. Sipas tij, megaoperacioni “Vol-vo 4” ku u goditën disa grupe kriminale janë provat.

“Madje të thënat tona që nuk u morën seriozisht siç nuk merren ato të opozitës, por në mëmnyrë sistematike  dalin që janë të vërteta ja ku dalin provat dje dhe pardje. Për shkak të agjencive ligjzbatuese italiane, të dhanë disa emra të grupeve kriminale lidhje e drejtpërdrejtë e Vangjush Dakos”, u shpreh Alibeaj.

“Sot nga 300 të kapurit mund të ishin dhe 500. Pyetja është ku janë kokat e krimit? Ku janë kapot? Kjo pjesë nuk preket dhe as nuk cënohet mendojmë ne. Eksperienca tregon vetëm në rastin ku krimi ka mbështetje politike arrin në këtë fazë eskalimi”, tha më tej ai përsa i përket operacionit tjetër të policisë, “Ndëshkimi i të fortëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!