Ka vetëm pak ditë që është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur i Loredanës me Mozzik që mban titullin “Rosenkrieg”.
Duket se çifti po korrin suksese të jashtëzakonshme, pasi kënga është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në “Instagram”, duke ndarë edhe një shkrim si mirënjohje për të gjithë mbështetjen.
“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka shkruar Mozzik. /abcnews.al
View this post on Instagram