Rusia është në pritje të miratimit të vaksinës Sputnik V nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) brenda dy muajsh, tha shefi i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) Kirill Dmitriev për Reuters.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA), po rivlerëson të gjitha të dhënat në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës ruse por ende nuk ka marrë asnjë vendim, shtoi shefi i RDIF.
Sputnik V është vaksina e parë ruse kundër Covid dhe aktualisht 13 shtete kanë miratuar përdorimin emergjent të saj./abcnews.al