Italia po përgatitet për Euro 2020. Sfida hapëse e kompeticionit të rëndësishëm do të zhvillohet më 11 qershor në “Olimpico” të Romës përballë Turqisë, ndërsa nesër është programuar të luhet një miqësore ndaj Çekisë në Bologna (20:45).
Trajneri Roberto Mancini ka marrë një lajm negativ ditën e sotme. Mesfushori i Interit, Stefano Sensi ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore. I pafat 25-vjeçari, i cili ka pësuar plot 10 dëmtime në dy vitet e fundit.
Sensi do t’i nënshtrohet nesër kontrolleve të detajuara mjekësore, që do të qartësojnë nëse kampioni i Italisë do të jetë i gatshëm për Euro 2020. Nëse nuk ia del, Mancini do të ftojë Matteo Pessina, 24-vjeçarin ofensiv të Atalantës. /abcnews.al