Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka takuar homologun turk gjatë vizitës në Stamboll ku ndodhet në një vizitë bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Kushi shprehet se kanë diskutuar mbi pikat e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në fillim të vitit mes dy vendeve duke shprehur vullnetin për të thelluar bashkëpunimin.
“Në Stamboll, ku pata kënaqësinë të takohesha me homologun Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar i Republikës së Turqisë, me të cilin vlerësuam bashkërisht ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve tona dypalëshe.
Më konkretisht, diskutuam mbi pikat e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në fillim të këtij viti mes dy vendeve tona dhe shprehëm vullnetin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë”, shkruan Kushi.