Një zjarr shpërtheu të enjten pasdite në Grand Hotel “Nuevo Madrid” në Madrid. Rreth 200 njerëz ishin brenda objektit ku ra zjarri, por fatmirësisht të gjithë kanë arritur të evakuohen pa pësuar asnjë dëmtim. Zjarri u përhap kryesisht në katet e sipërme të hotelit ndërsa flakët dolën edhe jashtë tij.
Hoteli me katër yje është i vendosur në lagjen Pius XII , ngjitur me pjesën veriore të autostradës “M-30” në kryeqytetin spanjoll.
Një zëdhënëse e shërbimeve të urgjencës në Madrid konfirmoi për se zjarri tashmë ishte vënë nën kontroll. “Nuk pati asnjë person të dëmtuar nga zjarri apo nga tymi” tha ai . /abcnews.al/
Initial reports from the Spanish media said there were no indications yet of the fire’s cause, or whether anyone had been injured.
Firefighters and engines from at least five fire stations were attending the scene, #LaVanguardia reported.#Madrid #Spain pic.twitter.com/ClPTndBdwN
— ? Sarwar ? (@ferozwala) June 3, 2021