Ndarja nga jeta e Pirro Manit, Shanaj i prekur: Sot nuk ka ikur një njeri por një legjendë

schedule19:37 - 3 Qershor, 2021

schedule 19:37 - 3 Qershor, 2021

Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar mjaft i prekur për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Pirro Mani. Në një lidhje në “Radarin Informativ” me gazetaren Jonida Shehu, Shanaj deklaroi se sot është një ditë e trishtë për teatrin kombëtar.

Ai theksoi se Mani i vuri zjarrin skenës shqiptare duke zhdukur amatorizmin, ndërsa shtoi se personazhe si ai është e rrallë të vijnë sërish në skenën shqiptare.

“Ju e thatë sot është një ditë e trishtë jo vetëm për familjen. Është një ditë e trishtë për teatrin kombëtar. Sot nuk ka ikur një njeri por një legjendë. Legjenda Pirro Mani ka bërë çudinë në skenën e teatrit shqiptar.

Ai kur zbriti në Korçë erdhi si një meteor. E gjithë Korça u transformua. Shfaqje të papara me një koncept te ri. Shqipëria i ka ikur një vlerë e madhe që do jetë shumë më tepër e studiuar dhe e evidentuar. Pirro Mani ishte shumë i madh dhe Shqipëria nuk e përballonte dot madhështinë e tij.

Pirro Mani kishte një dimension të madh si mendimin dhe zemrën. Kontaktin e parë e kisha kur e kisha student. Unë ai vërtetë I vuri zjarrin skenës shqiptare. Vrulli I tij ishte aq I madh sa çdo njëri do binte në dashuri. Reporteri i tij ishte i tillë. Gjithë kohën. Pati dhe drama kombëtare por vëmendja e Pirros ishte të trondiste publikun. Nuk gjejmë dot një figurë që të krahasojmë madhështinë e tij.

Ai do ishte një tronditje botërore,. Ai zhduku amatorizmin dhe futi teatrin e madh. Pirro Mani ishte një madhështi. Nuk e merrni me mend të shikoje te ai distancë dhe fjalor të zgjedhur. Kishte një dhunti. Imponues në dije. Pirro Mani të gjunjëzonte.

Kemi komunikuar. Jo gjithmonë distance i ruan. Ajo që është e shënuar në shpirt mbetet e përjetshme. Çdo njeri që ka pasur mundësinë ta takojë njëherë e ri përsërit atë që ka dëgjuar prej tij. Kemi qenë me fat dhe me fat do jenë brezat e ardhshëm. Vlera të tilla kombit tonë është shumë ë vështirë që t’i vijnë. Sot është një humbje e thellë kombëtare”, deklaroi Shanaj. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!