Këngëtari Elton Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Mani.
Deda përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka prekur me mesazhin e tij kushtuar humbjes së Manes, babait të ish bashkëshortes së tij Jola Mani.
Këngëtari e konsideron Pirro Manin si babai i Teatrit.
LEXO EDHE: Arti në zi, shuhet aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani
“Qofsh i parajsës babi Piro”, shkruan Deda.
“Fluturo tashme me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gëzime ne jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do te te jem mirënjohës per gjithçka, per dashurinë qe me dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajsës babi Piro”, shkruan Deda në Facebook.
Pirro Mani u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare, në SHBA ku prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen e tij.e.su./abcnews.al