Dy të rinj banues në Prishtinë, janë arrestuar në hyrje të Morinës, për shkak se tentuan të kalojnë kufirin me lëndë narkotike në automjet.
Sipas policisë në pranga kanë rënë R.R., 24 -vjeç dhe A.A., 25 –vjeç, ndërsa gjatë kontrollit të kryer në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Kukës/Informacion
Tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-R.R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit R. R. dhe A. A.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
/abcnews.al/