Hitet këtë vetë nuk kanë të ndalur, pasi të gjithë duan muzikë pas një viti stresues nga pandemia.
Duket se pas suksesit të këngës me Majk dhe Getoar Selimin, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu po përgatitet për duetin e radhës. Ai ka zbuluar se kënga me Luar Aranin pritet të publikohet së shpejti.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram, ku shihet bashkë me Luarin.
View this post on Instagram
Më parë, gjatë një interviste, Ermali tha se kjo këngë do ta rikthejë tek baladat, me të cilat ai nisi karrierën muzikore.
“Ajo ka pasur disa këngë shumë të mira dhe është artiste shumë e mirë, të cilën e vlerësoj shumë. E kemi bërë një bashkëpunim. Është një këngë shumë e mirë, shumë fisnike. Jo gjithmonë me ndjek vetëm këngë tregut. Unë gjithmonë kam qejf për t’u rikthyer tek ajo që e kam filluar karrierën dhe e di që kjo këngë ka për t’u vlerësuar shumë mire”, u shpreh ai./abcnews.al