Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka komentuara gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila bëri bujë për videot e Tik Tok nga zyra e gjykatës.
Murrizi në fjalën e tij i është drejtuar inspektorit të lartë të Drejtësisë Artur Metani, ku thekson se nuk është faji i tij dhe puna për të pastruar sistemin e drejtësisë është e madhe pasi si gjyqtarja e Elbasanit janë rreth 50 përqind e atyre që punojnë në sistem
Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk është vetëm Enkeleda por janë dhe 13 gjygjatare të tjera me fryrje buzës e parakolpesh që kanë publikuar video në Tik Tik, nga Katari, Dubai etj.
LEXO EDHE: “Jam mafie”! Videot me sfilata nga zyra dhe luksi, ILD: Të shkarkohet gjyqtarja e “Tik Tokut”
“Për metanin i nderuar inspektor i lartë nuk mund të merresh me asnjë Tik Tok. të asnjë tik-tokje apo tik-takje që është emëruar në sistemin e drejtësie. Knuk mund të merresh pasi këtu është qelbur burimi ti kërkon që të pastrosh çatitë e shtëpive. Mua më rezulton se 50% janë persona që japin mësim dhe punojnë në zyrat e pedagogëve të tyre, ose bij e bija të gjyqtarëve që janë të shkarkuar ose të larguar nga sistemi i drejtësise. Pasi fitojnë konkursin e veçantë këto botokset të kalojnë në vetting, me ç’fytyrë do të lejohet që i bija e një gjyqtari hajdut të jetë në krye të sistemit të drejtësisë. 13 gjyqtarë që vetëm kosto financiare, fryrje buzësh, parakolp dhe prapakolp shpenzime që shkojnë deri në 30 apo 40 euro. Sa ka si ajo vajza. Tiktok Katari, tik Tok Dubai ku i gjejnë të gjithë këto lekë”, tha Murrizi./abcnews.al