Zurich ka mbyllur bashkëpunimet me dy prej lojtarëve të saj kryesorë. Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin dhe Hekuran Kryeziun, të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e klubit zviceran.
Mesfushori qendror është pjesë e Zurich prej tre sezonesh, duke luajtur më shumë se 80 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Kryeziu ka shënuar edhe dy gola në kampionatin zviceran.
Në të njëjtën kohë është bashkuar edhe Kololli me Zurich dhe ka qenë një lojtar i spikatur me asistet dhe golat, edhe pse luante shpesh edhe si mbrojtës i majtë.
Anësori 29-vjeçar ka shënuar 22 gola në tre sezone në Superligën e Zvicrës, ndërkohë që ka luajtur në 78 ndeshje. /abcnews.al