Moti i keq ka përfshirë Italinë në Jug dhe në qendër të vendit. Një pjesë e madhe e shkollave në jug qëndrojnë mbyllur dhe gjatë ditës së sotme si masë sigurie. Parashikimet metereologjike flasin për reshje të dendura që do vazhdojnë gjatë gjithë ditës
Shkolla të mbyllura në Peskara dhe të martën si pasojë e reshjeve të dendura që vazhdojnë prej mbrëmjes së të hënës, duke shkaktuar përmbytje sidomos në pjesën jugore të qytetit. Kryebashkiaku I qytetiti u shpreh se priortet mbetet siguria e banorëve dhe për këtë arsye janë marrë masa.
Në zonën e Abruzos sipas ekspertëve reshjet për një ditë kanë qenë njësoj si me reshjet e një muaji. Por ekspertët shprehen se pavarësisht kësaj, nuk mund të konsiderohet një fenomen I jashtëzakonshëm.
Dhe në Kampania është vendosur gjendja e alarmit për shkak të reshjeve të dendura, të cilat parashikohen të zgjasin gjatë gjithë ditës. Madje në disa zona mund të ketë dhe stuhi. Në këtë rajon katet e para të pallateve dhe disa dyqane janë përmbytur, ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme.
Në Kapri portet për momentin qëndrojnë mbyllur për shkak të detit të trazuar, erërave me shpejtësi të lartë dhe reshjeve të dendura. /abcnews.al