Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë ku si pasojë ka humbur jetën një 35 vjeçar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar në polici 4 persona.
Ngjarja ka ndodhur në derën e banesës së viktimës Shkëlzen Velaj, në lagjen 24 maji në Vlorë. Velaj u qëllua me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe humbi jetën në spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.
LEXO EDHE: Atentat në Vlorë, u qëllua në hyrje të pallatit, vdes në spital i plagosuri
Gjithashtu mbëmjen e djeshme pas ngjarjes, gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
LEXO EDHE: U ekzekutua mbrëmë në derë të shtëpisë, momenti kur largohet trupi i pajetë i 35 vjeçarit
Ndërkohë kujtojmë se 6 vite më parë 35 vjeçarit i kanë vrarë me armë zjarri dhe vëllain e tij Ardi Velaj, në të ashtuquajturën masakra e “Coles”.e.su./abcnews.al