Të mërkurën pritet të dalin pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për masat e sigurisë te caktuar ne mungesë ndaj 27 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo”, u ku zbulua edhe një laborator i përpunimit të heroines në Brenog të Hasit. Dy ditë më parë në Shijak, por edhe 12 qytete të tjera të vendit, u arrestun 19 persona si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Anëtarë të familjes Avdyli, përfunduan në pranga si organizatorët dhe si të dyshuar se do të trafikonin lëndë narkotike drejt shtetit Gjerman. Ndërkohë nga përgjimet e pjesëtarëve të grupit, dolën edhe emrat e dy ish- deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Për shpërdorim detyre dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal u arrestuan dhe 3 punonjës policie, mes tyre një shef turni në Doganën e Morinës. Në ambientet e përshtatura për përpunimin e drogës, policia tha se u gjetën 182 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme, si edhe pajisje të tjera që përdoreshin për prodhimin e heroinës. /abcnews.al
Të mërkurën masa për anëtarët e familjes Avdyli dhe dy ish-deputetët e PS
schedule10:36 - 23 Tetor, 2018
schedule 10:36 - 23 Tetor, 2018