Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Super Memphis Depay, dy magjitë e tij evitojnë humbjen e Holandës

schedule22:38 - 2 Qershor, 2021

schedule 22:38 - 2 Qershor, 2021

Holanda e mbyll në barazim miqësoren0 e luajtur me Skocinë. Dueli i zhvilluar në “Estadio Algarve” të Portugalisë, përfundoi 2-2.

Jack Hendry kaloi Skocinë në avantazh në minutën e 11-të. Lojtari i Oostende përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes tulipane dhe gjeti rrjetën me një goditje të saktë.

Reagimi i djemve të Frank de Boer nuk vonoi dhe barazimi erdhi gjashtë minuta më vonë. Memphis Depay mori një asist nga Wijnaldum dhe goditi fluturimthi.

Eurogol i sulmuesit, i cili pritet të zyrtarizohet te Barcelona nga çasti në çast. Kaq për pjesën e parë, teksa skocezët u rikthyen në avantazh në minutën e 64-t.

Kundërsulm perfekt dhe finalizim i Kevin Nisbet, sulmuesit të Hibernian në kampionatin vendas. Holanda u hodh në sulm për të evituar humbjen dhe ia doli të gjejë golin.

Sërish Memphis Depay autori. Ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit, portieri në vend dhe topi në trekëndësh, teksa e gjithë ndeshja u mbyll në barazim 2-2. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!