Roth: Bashkë me Greqinë mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

schedule21:21 - 2 Qershor, 2021

schedule 21:21 - 2 Qershor, 2021

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi ku ka diskutuar në lidhje me çështjet më të rëndësishme siç është ajo e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Grek Militiadis Varvitsiotis, Roth shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

Roth përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se përveç certifikatës së vaksinimit anti-Covid mbështetja e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë është sfida e tyre.

Ne të dy mbështesim rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësimin në BE, i cili do ta bëjë Bashkimin Evropian më të madh dhe më të fortë”,shkruan Roth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!