Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Momenti i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro, autori qëllon nga afër dhe ia mbath

schedule20:28 - 2 Qershor, 2021

schedule 20:28 - 2 Qershor, 2021

ABC siguron foto nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro në tetor të vitit të kaluar nga Himarë.

Në foto duket autori Kliti Leka i cili afrohet nga parkingu i makinave, e qëllon Goron nga një distancë shumë e afërt dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 17 tetorit, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros.

Leka deklaroi para trupit gjykues se kishte një marrëveshje noteriale me Niko Goron për ndërtimin e një pallati në truallin rreth 2600 metra katrorë. Ai tha se kishin rënë dakord se pas ndërtimit të pallatit ai do të përfitonte tre hyrje, por Goro sipas tij kishte shkelur marrëveshjen.

Kliti Leka u largua nga vendi i krimit me një makinë me qira, për t’u arrestuar pak orë më vonë nga policia. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!