Mandati i tretë dhe “Shqipëria 2030”, zbulohet axhenda e Kongresit të PS-së

schedule17:49 - 2 Qershor, 2021

schedule 17:49 - 2 Qershor, 2021

Partia Socialiste në datë 12 Qershor do të mbledhë Kongresin, ditë që përkon edhe me 30 vjetorin e themelimin të PS-së. ABC ka zbardhur rendin e ditës së Kongresit socialist që vjen pas fitores së tretë radhazi dhe ku do të shpaloset vizioni për mandatin e ri dhe “Shqipëria 2030” nga kryeministri Edi Rama. Në kongres pritet që të votohet edhe ngritja e komisionit për analizën e zgjedhjeve.

PËR THIRRJEN E KONGRESIT TË JASHTËZAKONSHËM TË PARTISË

Mbështetur në Nenin 31 të Statutit të Partisë, për “Kongresin i Partisë Socialiste”, me propozim të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste,

VENDOSI :

  1. Të thërrasë mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste më datë 12 Qershor 2021.

 

  1. T’i propozojë Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë këtë rend dite:
  2. Hapja e Kongresit
  3. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
  4. Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe Programi ynë Qeverisës në Mandatin e Ri.
  5. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
  6. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
  7. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithëshme të 25 Prillit 2021”;
  8. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
  9. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
  10. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
  11. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

/ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!