Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, policia “blindon” qytetin, asnjë shenjë nga autori

schedule22:20 - 1 Qershor, 2021

schedule 22:20 - 1 Qershor, 2021

Policia ka dhënë informacion në lidhje me vrasjen e Çajup Selimitpronari i një biznesi, mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Ai është dërguar në spital ku dhe ka humbur jetën ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit të Tepelenës ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor.

“Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia. /mv.abcnews.al