RENEA dhe FNSH aksion në Lezhë, sekuestrohen mbi 4 mijë rrënjë kanabisi

schedule18:54 - 1 Qershor, 2021

schedule 18:54 - 1 Qershor, 2021

Një operacion anti kanabisi është zhvilluar pasditen e kësaj të marte në Lezhë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në këtë operacion morën pjesë FNSH dhe RENEA në bashkëpunim me Guardia di Financa.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 4 mijë rrënjë kanabisi në zonën e Kashnjetit në Lezhë.

Ndër të tjera burimet konfirmojnë se ky është operacioni i dytë që është zhvilluar në këtë zonë brenda pak ditësh dhe vetëm sot është bërë i mundur sekuestrimi i rrënjëve të kanabisit.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat që i zotërojnë këto parcela.  e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!