Myrto Uzuni vazhdon formën e mirë në Ligën e Parë të Kroacisë. Lojtari i kombëtares shënoi gol në fitoren e skuadrës së tij, Lokomotiva e Zagrebit.
Përballë kishin legjendën numër 2 të Kroacisë. Kjo sidoqoftë nuk i stepi aspak lojtarët e Lokomotivës së Zagrebit dhe sidomos futbollistin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Lojtari ofensiv 23-vjeçar fillimisht shërbeu pasimin për golin e parë, realizuar nga Domagoj Drozhgjek. Avantazhi në pjesën e parë i shtoi moralin formacionit nga kryeqyteti, dhe pas pushimit, fitoren e garantoi pikërisht Uzuni.
Beratasi, i vlerësuar lart nga trajneri kuqezi Panuçi, shënoi një gol thuajse krejtësisht personal, duke konfirmuar cilësitë e tij të larta. Me këtë fitore, Lokomotiva e Zagrebit është në vendin e tretë në Ligën e Parë të Kroacisë, me 22 pikë pas 11 javëve. Duke qenë pranë ekipeve të kreut, Uzuni me shokë mund të pretendojnë titullin kampion, ndonëse favorit mbetet Dinamo e Zagrebit. Këta ishin dy golat e parë të Uzunit në kampionat, ndërsa shënuesi më i mirë është shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati, që luan po për Lokomotivën, dhe që ka shënuar 7 gola./abcnews.al