Anglia është kombëtarja më e shtrenjtë që merr pjesë në kampionatin europian të futbollit. Sipas ‘Transfermarket‘, ‘Tre Luanët’ vlerësohen me 1,4 miliardë euro.
Janë tre futbollistë që vlerësohen në tregun e transferimeve me mbi 100 milionë euro, ku më i shtrenjti është Harry Kane.
Në vendin e dytë renditet Franca që ka një vlerë prej 1 miliardë eurosh. Lojtari më i shtrenjtë i “Gjelave” është Kylian Mbappe, i cili kap vlerën e 180 milion eurove. Në podium ngjitet Gjermania, që në kombëtaren e saj ka lojtarë që në total kapin shifrën e 930 milion eurove.
Në këtë renditje Spanja mban vendin e katërt. ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos është e pesta. Sakaq, me vlerën më të vogël renditet përfaqësuesja e Finlandës me vetëm 48 milion euro.
Kampionati europian i këtij edicioni si asnjëherë më parë do të ketë mikpritëse 12 shtete nga Evropa, ndërkohë që është programuar të fillojë më 11 qershor me sfidën Itali-Turqi. /abcnews.al