Duam i vogël uron 1 Qershorin, Miriam Cani ndan foton e adhurueshme

schedule18:03 - 1 Qershor, 2021

schedule 18:03 - 1 Qershor, 2021

Një urim për 1 Qershorin ka ardhur dhe nga Miriam Cani. Këngëtarja e dashur për publikun ka zgjedhur të urojë fëmijët me një foto të ëmbël të djalit të saj, krahas së cilës shkruan: “Duami preu flokët për t’u bërë i bukur e për të uruar motrën e të gjithë fëmijët shqiptar anë e mbanë.”

“GËZUAR 1 QERSHORIN.Gëzuar edhe “fëmijëve të rritur” të cilët luftojnë çdo ditë për të mos humbur çiltërsinë dhe dashurinë për jetën dhe për njëri-tjetrin.”, ka shkruar këngëtarja.Kujtojmë që Miriam festoi pak ditë më parë 36 vjetorin e lindjes.

Ajo publikoi një foto familjare ndërsa i ka shprehur bashkëshortit dhe dëshirën për një tjetër bebush.“Dhe kur reflektoj në ditë si kjo e sotmja mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. @albanskenderaj Si thua, e zgjerojmë dhe pak familjen?” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!