Rritet numri i të infektuarve ditorë me Covid në Itali, humbin jetën 93 persona

schedule17:50 - 1 Qershor, 2021

schedule 17:50 - 1 Qershor, 2021

Një rritje e numrit të të infektuarve ditore me Covid është vënë re gjatë orëve të fundit në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 221 818 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 2 483 raste të reja dhe kanë humbur jetën 93 persona.

Ndërkohë betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 10 313 persona ndërkohë është ulur numri i pacientëve në kujdesin intensiv, ku aktualisht janë vetëm 989 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,220,304 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 126,221 qytetarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!