Një ndërtesë 3 katëshe ngjitur me një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në kryqëzimin me rrugën “Adem Kruja”. Godina ku ra zjarri ishte e pabanuar.
Punonjësit e zjarrfikëses ndërhynë me shpejtësi në luftën me flakët duke shuar zjarrin. “Këtej, këtej, hidhi ujë” dëgjohen zjarrfikësit duke komunikuar me njëri tjetrin. Ndërhyrja zgjati për rreth dy orë, por fatmirësisht nuk kishte të lënduar./ db/ Abcnews.al