Real Madrid ka zgjedhur Carlo Ancelottin për të pasuar Zinedine Zidane në krye të Real Madrid dhe në këto kushte Everton duhet të kërkojë për një trajner të ri.
Në listën e drejtuesve nga Merseyside janë disa emra, por ai që spikat dhe çudit më shumë është ai i Steven Gerrard. Ish-mesfushori është një nga legjendat më të mëdha të Liverpool dhe një nga ish-lojtarët më të urryer nga tifozët e Everton.
There is already a long list of names the board will discuss at 3pm, clearly some will be more feasible than others, but understand Steven Gerrard and Benitez will be mentioned. The day gets more surreal #EFC #Ancelottihttps://t.co/pe8mEBlVWe
— Greg O'Keeffe (@GregOK) June 1, 2021
Megjithatë, puna e mirë e bërë në Skoci me Rangers, të cilën e shpalli kampion, duke dominuar gjithë sezonin, i shtyn drejtuesit të harrojnë gjithçka dhe t’i shtrijnë dorën e bashkëpunimit Gerrard.
Duke parë vështirësinë dhe kundërshtitë e mëdha të ardhjes së tij në listë janë edhe emra si David Moyes, Espirito Santo apo një tjetër “ish” i Liverpool, Rafa Benitez. /abcnews.al

