Një ish mësuese nga Alabama, e cila ishte shpallur “Mësuesja e Vitit” në shkollën ku punonte, u vetëvra dy ditë pas akuzave se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy të mitur.
Sipas New York Post,, 44-vjeçarja Leslie Gillespie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar. Gruaja besohet se ka qëlluar veten me një pushkë pas arrestimit për përdhunimin e dy të miturve përkatësisht 15 dhe 16 vjeç.
Leslie Buttram Gillespie besohet se është ishte liruar me kusht për 60,000 dollarë.
Megjithëse raporti përfundimtar i autopsisë nuk dihet ende, të gjitha indikacionet tregojnë se 44-vjeçarja është vetëvrarë. Një adoleshent tha se ai dhe disa nxënës të tjerë u takuan me Gillespie pas shkollës dhe ata kryen marrëdhënie seksuale, sipas dokumenteve të gjykatës./abcnews.al