Autoritetet kineze në provincën Guangdong kanë anuluar fluturimet dhe kanë izoluar komunitetet për shkak të shpërthimit të variantit indian “Delta”. Provinca Guangdong shënoi 23 raste lokale të hënën, duke përfshirë tre raste asimptomatike dhe 11 të martën.
Autoritetet thanë se të gjitha rastet ishin varianti indian, tani i riemëruar nga OBSH si varianti “Delta”. Për shkak të përhapjes së virusit, qindra fluturime në aeroportin ndërkombëtar Guangdong Baiyun janë anuluar dhe autoritetet kanë izoluar tashmë një pjesë të provincës Guangzhou.
Të dielën, rreth 15.3 milion banorëve të Guangzhou iu ndalua udhëtimi me autobus ose tren pa pasur një test negativ të Covid./abcnews.al