Sezoni u mbyll tashmë dhe klubet kanë detyrën të nisin menjëherë punën për sezonin e ri, që fatmirësisht pritet të nisë me tifozë në stadium, megjithëse me numër të reduktuar.
Disa prej klubeve të mëdha kanë prezantuar fanellat e reja dhe sot është radha e Real Madrid. 13 herë kampionët e Europës vazhdojnë të qëndrojnë te e bardha historike e tyre, teksa këtë sezon i janë shtuar edhe disa motive në formë rrethi.
Ngjyrat që shoqërojnë fanellën e “Los Galacticos” janë dy këtë herë: bluja dhe portokallia. E njëjta fanellë do përdoret edhe nga ekipi i femrave, teksa Adidas vazhdon të jetë sponsori teknik i Realit. /abcnews.al
GANAMOS UNIDOS.
ESTA ES NUESTRA GRANDEZA.
? https://t.co/UQd1HCn48a#ThisIsGrandeza | @adidasfootball pic.twitter.com/K5fGosPSrK— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2021