Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se planifikon që t’i emërojë variantet e Covid-19 me shkronja të alfabetit grek. Qëllimi i kësaj praktike është që të hiqet “stigma” e titujve gjeografikë.
Sipas planeve të OBSH, varianti indian tashmë do të njihet si “Covid Delta”, ndërsa varianti i Britanisë së Madhe do të njihet “Covid Alfa”.
Varianti i Afrikës do të bëhet “Covid Beta” ndërsa ai brazilian do të njihet si “Covid Gama”. Drejtuesja teknike e OBSH për koronavirusin Maria Van Kerkhove tha se ndryshimi “ka për qëllim të ndihmojë në diskutimin publik”.
“Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve,” u shpreh Kerkhove.
“Etiketat janë të thjeshta, të lehta për t’u thënë dhe për t’u mbajtur mend dhe bazohen në alfabetin grek, një sistem që u zgjodh pas konsultimeve të gjera dhe një rishikimi të disa sistemeve të mundshme.” /abcnews.al/