India raporton më të ulët të të infektuarve që nga 8 Prilli

schedule08:26 - 1 Qershor, 2021

schedule 08:26 - 1 Qershor, 2021

India ka raportuar numrin më të ulët të të infektuarve që nga 8 Prilli. Vendi shënoi  127,510 raste dhe 2,795 viktima në 24 orë. Numri i përgjithshëm i rasteve në Azinë Jugore ka shkuar në 28.2 milion ndërsa numri i viktimave në 331.895 që nga fillimi i pandemisë.

India është një vendet më të prekura në botë pas SHBA-së dhe vendi me numrin më të lartë të viktimave pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!