Mbrëmjen e sotme në Shqipëri mbërritën 11,700 vaksina Pfizer, ndërsa në total, kryeministri Edi Rama u shpreh se është 858750 numri i vaksinave anti-Covid të mbërritura në Shqipëri. Delegacioni i BE-së në Tiranë deklaroi se paketa që mbërriti sonte ishte e pesta dhe se në total vetëm në muajin maj në Shqipëri kanë ardhur rreth 20 mijë doza.
“Paketa e pestë e vaksinave të financuara nga BE BioNTech / Pfizer dhe të mundësuara nga Austria sapo mbërritën! Një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000” mbyllet postimi.
Edi Rama theksoi se “deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”./ Abcnews.al