Alban Ramosaj fitoi edicionin e 22 të “Këngës Magjike” me këngën e tij “Thikat e mia”. Kjo baladë arriti të rrëmbente shumicën e pikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit.
Për “Thikat e mia”, Albani punoi me Brunon dhe Fifin, por një ndihmë pati dhe nga Flori Mumajesi.
Për këtë arsye, Ramosaj përpara festivalit shprehu hapur dëshirën që Flori Mumajesi të ishte në të ardhmen producenti i tij.
“Flori është artisti që duhet marrë shembull nga njerëzit si unë, artistët që janë meshkuj këngëtarë, është një shembull shumë i mirë për t’u marrë sepse është ai artisti që ka mbijetuar në çdo periudhë dhe është në krye të çdo gjëje. Është kantautor, është producent, është një gjë që duhet marrë shembull dhe unë e respektoj tmerrësisht shumë. Por Flori ka një tjetër zhanër, unë megjithëse kam shumë dëshirë dhe dua që të kaloj aty dhe të prodhoj sepse të flasim lirshëm fare, audienca ka rënë dhe kush nuk do donte të ishte nën menaxhimin ose nën produksionet e Florit”, tha Albani.
Këtu Albani tregoi se Flori ndërhyri pak edhe në këngën e tij “Thikat e mia”.
“Ka një luhatje që erdhi në studio dhe tha dy gjëra, pse se ndryshoni, vëreni këtë kështu dhe bëjeni këtë kështu që të ngjajë pak më kështu dhe ngela e thashë që paska të drejtë. E pashë veten në një pikëpamje më komerciale, por që më pëlqente, nuk ishte keq. Të gjithë që jeni kurioz, bëhet fjalë për këngën e ‘Këngës Magjike’”, tregoi ai./abcnews.al