Tirana International Airport ka dhënë detaje për mënyrën e testimit në Rinas për të gjithë udhëtarët.
ALNET, rrjeti laboratorik pjesë e spitalit Amerikan, tashmë e ofron këtë shërbim për të gjithë udhëtarët, duke i ulur kostot e pritjes, pasi përgjigja del brenda 90 minutash.
Ndërkohë, TIA bën me dije se testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht dhe kushton 35 euro. Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit të Alnet që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve.
Njoftimi i plotë:
Qendër Testimi PCR për pasagjerët që nisen në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Testin PCR keni mundësinë ta kryeni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Për të bërë testin PCR Covid-19, ju lutem ndiqni hapat më poshtë.
- Ju lutemi të vini në aeroport tre orë para fluturimit tuaj
- Ju lutemi prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta
- Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht
- Kosto e testit PCR është 35 Euro
- Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh
Testi i antitrupave (testi i gjakut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.
Ku mund të testohem?
Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve. Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
g.v/abcnews.al