Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak shkojnë bashkë te Vjosa Osmani

schedule15:57 - 31 Maj, 2021

schedule 15:57 - 31 Maj, 2021

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Presidencë.

Mediat vendase bëjnë me dije se zyrtarët ndërkombëtarë janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë qëndrimit të tyre në Prishtinë, Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar me krerët e opozitës.

Ndërkohë vizita e tyre në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dot ë zgjasë dy ditë, nesër pritet që ata të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.

Palmer dhe Lajçak gjithashtu do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!