Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Sipas mediave italiane Kledis Gixhari, 18 vjeç, humbi jetën pasi motori që ai drejtonte u përplas me një mur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3:15 të mëngjesit të së dielës në Lamporecchio, vend në të cilin banonte Gixhari.
Ai ishte sëbashku me një mikun e tij 20 vjeç, i cili ka pësuar disa dëmtime, por ndodhet në një spital në Empoli jashtë rrezikut për jetën. Sipas autoriteteve, dyshohet se Kledisi ka humbur kontrollin e scooterit dhe më pas është përplasur me murin e një banese.
Edhe pse ambulanca mbërriti shumë shpejt në vendin e ngjarjes, mjekët nuk mund të bënin asgjë sepse përplasja i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme 18-vjeçarit. Sipas asaj që bëhet e ditur dy të rinjtë nuk kishin kaskë mbrojtëse gjatë aksidentit./abcnews.al