Rrezikon të humbë karrigen, Netanyahu: Formimi i një qeverie të majtë, kërcënim për sigurinë

schedule08:45 - 31 Maj, 2021

schedule 08:45 - 31 Maj, 2021

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se një qeveri e re e propozuar nga partitë opozitare do të ishte “një rrezik për sigurinë” e vendit. Ai u bëri thirrje politikanëve të djathtë të mos e mbështesin marrëveshjen pasi udhëheqësi ultra-nacionalist Naftali Bennett bëri të ditur se do ta ndante pushtetin me një parti qendrore.

Kundërshtarët e Netanyahu-t kanë kohë deri të mërkurën për të formuar qeverinë. Nëse ata ia dalin mbanë, kjo do të sillte fundin e sundimit të kryeministrit më të “jetëgjatë” në vend.

Netanyahu, i cili po gjykohet për mashtrim, nuk arriti një shumicë vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme në mars. Ky ishte votimi i katërt jokonkluziv i vendit në dy vjet – dhe përsëri ai dështoi të sigurojë aleatët e koalicionit.

“Mos formoni një qeveri të majtë, një qeveri e tillë është një rrezik për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit,” tha 71-vjeçari, i cili ka qenë në pushtet për 12 vjet dhe ka dominuar politikën izraelite për një brez.

Netanyahu akuzoi Bennett për “mashtrim të publikut” dhe për kryerjen e “mashtrimit të shekullit”, një referencë për premtimet e mëparshme të udhëheqësit të partisë Yamina për të mos bashkuar forcat me udhëheqësin e opozitës së vendit, Yair Lapid. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!