Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rëndësia e kontrolleve pas kimioterapisë, mjekja në “Spitalin Amerikan”: Mund të shfaqen tumore sekondare

schedule08:43 - 31 Maj, 2021

schedule 08:43 - 31 Maj, 2021

Mjekja onkologe në “Spitalin Amerikan 3”, Daniela Bega ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për rëndësinë e kontrolleve mjekësore pas kimioterapisë. Doktoresha theksoi se duhet të kryhen kontrolle periodike pasi pacientët përballen me probleme fizike, psikologjike dhe emocionale. Bego thotë se faza e rikuperimit varet nga stadi i sëmundjes, lloji i tumorit që pacienti ka kaluar, mosha dhe trajtimet që ka kryer dhe mund të variojë nga 16-18 muaj.

Vihet re që kanë 30 përqind efekte anësore. Por kanë 2-3 efekte dhe nëse nuk tregohemi të kujdesshëm prania e këtyre do të prishë cilësinë e jetës. Do të ndikojë në aspekte të tjera. Prandaj rekomandohen kontrolle periodike, mund të zbulojmë një tumor sekondar që lidhet me trajtimet e mëparshme si kimioterapia. Ka risk për një rikthim të sëmundjes”, tha mjekja.

 

Cilat janë efektet më të shpeshta?“Ndikojnë në funksionin e zemrës, enëve të gjakut. Për 30 përqind ta rasteve lodhja është efekt anësor, lodhja emocionale dhe psikologjike. Efekte të tjera është ndikimi në sistemin e rrugëve të frymëmarrjes, sistemin riprodhues, sistemin urinar sidomos për tumoret e aparatit urinar që trajtohen me kirurgji dhe radioterapi. Është shtimi në peshë, gjendja e ankthit, probleme me përqendrimin, kujtesën.”, tha mjekja.

Më tej, mjekja foli dhe për terapinë e qelizave staminale për tumoret solide dhe të sistemeve të gjakut. “Po kryhen studime në terapinë e së ardhmes për trajtimin e tumoreve solid dhe të gjakut. Spitali jonë ka një bashkëpunim me kompaninë lIve Cell e cila ofron shërbime për ruajtjen e qelizave staminale në bakna të adredituata ndërkombëtarisht, si Banka greke biohellenika dhe ajo zviceriane Swiss Stem Celss Biotech.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!