Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Faleminderit për gjithçka”, Immobile “zyrtarizon” largimin e Inzaghit

schedule21:59 - 30 Maj, 2021

schedule 21:59 - 30 Maj, 2021

Lazio ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e Simone Inzaghit, por lamtumirat nga lojtarët vijnë dhe është Ciro Immobile, që përshëndetet me trajnerin dhe shpreh falënderimet për trajnerin.

“Pesë vjet të kaluara së bashku, gjithmonë duke luftuar krah për krah për të mirën e kësaj fanelle. Ne kemi kaluar shumë gëzime, hidhërime, fitore dhe humbje. Ti më ndihmove të vendosem jashtë fushës në atë që është bërë qyteti juaj dhe tani është paksa i imi.

Faleminderit për gjithçka që më mësove, ka pasur periudha të vështira për mua, por ti gjithmonë ke qenë pranë meje dhe do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj teje për këtë. Të uroj fat, ti meriton gjithçka”, fjalët e sulmuesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!