Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar nga autoritetet greke si Aris Papas u ekzekutua pasditen e sotme në qendër të Athinës. Autori ende i pa identifikuar, iu afrua shqiptarit që ishte duke pirë kafe në lokal duke e qëlluar tetë herë.
Goditjet ishin fatale për 34-vjeçarin që ndërroi jetë, ndërsa autori u zhduk nga vendi i ngjarjes me shpejtësi. Ai u kishte shpëtuar tre atentateve më parë në Greqi dhe lëvizte me anti-plumb duke iu trembur hakmarrjes së mundshme për larje hesapesh.
Atentati i fundit iu bë në 26 shkurt të këtij viti nga dy persona që u arratisën me taksi.
Por cila është “CV”-ja e tij kriminale që solli eliminimin fizik?
Mediat greke shkruajnë se Papas ishte anëtari kryesor i një bande mafioze shqiptare, e cila në dy vitet 2007-2008 dyshohet se ishte përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje.
“32-vjeçari nga Shqipëria, i cili u ekzekutua sot në Athinë ka qenë akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje dhe trafik droge.
Më 20 korrik 2007, individë të panjohur ishin përpjekur ta vrisnin në qendër të Athinës, ndërsa më 26 maj 2019, ai u qëllua në stacionin e Larissas duke u plagosur rëndë. Atentati i fundit iu bë në shkurt të këtij viti” theksohet në artikull.
Lexo edhe: Djali iu ekzekutua me 8 plumba në kafene, nëna e shqiptarit britma dhe lot: Çfarë të bënë o biri im…
“Banda e parë, ku 32-vjeçari bënte pjesë përbëhej nga 9 shqiptarë dhe e dyta nga 5 bashkëkombës” vijon më tej shkrimi. “Disa anëtarë të këtyre organizatave kriminale janë burgosur, ndërsa ata që mbetën jashtë po vazhdojnë “hakmarrjen” vrasëse” thuhet në artikull ndër të tjera.
Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas grekëve
Vrasje e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në 2008 në Keratsini
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë
db/ Abcnews.al