Një person është gjetur paraditen e sotme i mbytur, në Portin e Durrësit në afërsi të barkave të peshkimit.
Trupi është nxjerrë në breg nga Policia Kufitare së bashku me rojet bregdetare. Dyshohet se personi i mbytur është shtetas i huaj, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.
Sipas informacioneve nga policia, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/