India ka raportuar numrin më të ulët të të infektuarve në 46 ditë. Vendi shënoi 165,553 raste gjatë 24 orëve, ndërsa numri i viktimave u rrit në 3,460.
India ka regjistruar 27.9 milion raste që nga fillimi i pandemisë ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 325,972, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.
India është vendi më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave pas Brazilit dhe SHBA-së./abcnews.al