Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar një 29-vjeçar me iniciale E. J., pasi gjatë kontrollit që iu bë në mjet iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Në pranga është vënë edhe një 24-vjeçar me iniciale E. F., pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, ka vjedhur motorin në pronësi të A. A. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 arrestuan B. M., 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dy armë të ftohta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:
E. A., 36 vjeç, T. J., 25 vjeç dhe E. V., 63 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
E. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. /abcnews.al/